
Kosova mund të përfitojë deri në 882 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së. Qeveria e Kosovës ka miratuar Agjendën e Reformave në kuadër të Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.
Ky plan parashikon që Kosova të përfitojë deri në 882 milionë euro në katër vitet e ardhshme, përmes granteve dhe kredive me kushte të favorshme.
Fondet do të investohen në fusha të tilla si qeverisja, tranzicioni i gjelbër dhe digjitalizimi, zhvillimi i sektorit privat, kapitali human dhe sundimi i ligjit.
Ky plan është pjesë e angazhimit të Kosovës për t’u afruar më shumë me Bashkimin Evropian dhe për të përshpejtuar procesin e integrimit.