Press ESC to close

Angellovska-Bezhoska: Një në pesë qytetarë të Ballkanit Perëndimor ka emigruar!

Guvernatorja e Bankës Kombëtare të Maqedonisë së Veriut, Anita Angellovska – Bezhoska, në Samitin Ballkanik të ish-studentëve, ka alarmuar se një në pesë qytetarë të Ballkanit Perëndimor ka emigruar.

“Produktiviteti është afërsisht gjysma e nivelit të BE-së, një në pesë qytetarë ka emigruar nga rajoni (sipas OECD-së) dhe investimet janë të ulëta, si në sasi ashtu edhe në cilësi”, deklaroi Angelovska-Bezhoska.

Ajo vlerësoi se vetëm përmes bashkëpunimit rajonal mund të përshpejtohet rritja e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse e vendeve në rajon.

“Sa i përket tregtisë brenda rajonit, ajo është ende e ulët, me vetëm 11% të shkëmbimit të përgjithshëm tregtar të vendeve të Ballkanit Perëndimor në vitin 2024”, raportoi Angellovska-Bezhoska, duke shtuar se të ardhurat në rajon janë ende më pak se gjysma e mesatares së Bashkimit Evropian.

 

 

 

- Sponsored Ad - Advertisement