
Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Vullnet Bugaqku, ka ngritur shqetësime serioze në lidhje me joefektivitetin e drejtësisë në luftën kundër korrupsionit në Kosovë.
Ai tha se shumica e rasteve të mëdha të korrupsionit, megjithëse të nisura me bujë nga Prokuroria, po përfundojnë pa një epilog ligjor.
“Mbi 90% e rasteve të mëdha të korrupsionit të iniciuara nga Prokuroria në Kosovë, megjithëse kanë shkaktuar një bujë të madhe, për fat të keq kur janë trajtuar në shqyrtim ligjor, ato kanë dështuar”, tha Bugaqku në RTV21.
Ai tha më tej se “pavarësisht iniciativës së Prokurorisë së Posaçme për të mbledhur prova, për të marrë në pyetje aktorë të lartë, si ministri apo deputeti, këto hetime duhet të bazohen në prova të sakta”.
Ndërkohë, avokati Ardian Bajraktari foli edhe për hetimet që po zhvillohen kundër ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci.
Ai theksoi se prokuroria dhe policia vepruan në përputhje me ligjin.
Sipas tij, veprimet institucionale të ndërmarra deri më tani kanë qenë të përshtatshme dhe të bazuara në ligj.
“Prokuroria dhe Policia e kanë kryer detyrën e tyre ligjore dhe pretendimet që janë ngritur për këto çështje kanë qenë të përshtatshme. Sipas mendimit tim, ka disa veprime [të Ministrisë] që janë në përputhje me ligjin, kryesisht për pronën publike. Dhënia e përdorimit të pronës publike, qoftë edhe me qira, duhet të bëhet në bazë të një procedure transparente, që do të thotë me grante”, tha Bajraktari.
Ai tha se procesi hetimor në rastin e ministrit Faton Peci është në fazën e hershme hetimore.
Për këtë arsye, sipas tij, është e rëndësishme që kryeministri në detyrë dhe zyrtarët e tjerë të mos nxitohen të deklarojnë pafajësinë e tyre, por t’i lejojnë prokurorisë të vazhdojë hetimet e saj në një mënyrë të pavarur dhe të bazuar në prova.
“Në fazën e hershme hetimore, besoj se si kryeministri në detyrë ashtu edhe të tjerët duhet të bëjnë të kundërtën e të besuarit në pafajësinë e Pejës dhe të inkurajojnë prokurorinë të hetojë provat”, tha Bajraktari.