
Basketbollisti i njohur Drilon Hajrizi ka qenë një nga lojtarët kyç në fitoren e Trepçës ndaj Bashkimit me rezultatin 79:72, në ndeshjen e dytë të serisë finale të plejofit të Superligës së Kosovës në basketboll. Me këtë fitore, Trepça barazoi serinë finale në 1:1.
Hajrizi kontribuoi me 15 pikë, 7 kërcime dhe 1 asistim në këtë ndeshje, duke treguar formë të shkëlqyer dhe përkushtim në fushë. Ai shprehu mirënjohjen për përkrahjen e madhe nga tifozët mitrovicas dhe theksoi rëndësinë e punës së palodhur për arritjen e suksesit.