
Restoranti KANTIN në Malajzi ka krijuar një ëmbëlsirë që duket si një sfungjer për larjen e enëve, por në fakt është një tortë me limon dhe marmalatë portokalli.
Ëmbëlsira shoqërohet me një pije që ngjan me ujë të ndotur, por është një përzierje e shijshme me shafran Indie dhe xhenxhefil. Ky krijim u bë viral në rrjetet sociale për pamjen e tij të pazakontë .