
Granit Xhaka, i treti mesfushor dominues në Evropë
Sezoni 2024/25 ka qenë padyshim një nga më të mirët në karrierën e Granit Xhakës, i cili ishte lider i Bayer Leverkusenit, duke edhe u rendit në mesin e 10 lojtarëve më me ndikim në botën e futbollit sipas indeksit të avancuar të CIES Football Observatory.
Kjo renditje e CIES u ndërtuar në bashkëpunim me Impect, që llogarit disa të dhënë për lojtarët.
Xhaka, i njohur për inteligjencën taktike, shpërndarjen e topave dhe rolin e padiskutueshëm në organizimin e lojës, u vlerësua me 94.1 pikë, duke lënë pas shumë yje të futbollit botëror.
Në këtë listë të ngushtë, ai u rendit pas Mohamed Salahut, i cili mori pikët maksimale (100), dhe Lamine Yamalit të Barcelonës që grumbulloi 99.6, ndërsa Pedri, një tjetër katalanas, zuri vendin e tretë me 98.7 pikë.
Dyshja e Bayern Munich, Michael Olise dhe Joshua Kimmich, janë në pozitat katër dhe pesë, para Xhakës që zë vendin e gjashtë.
Në mesin e më të mirëve janë përfshirë edhe lojtarë të kalibrit si Florian Wirtz, Raphinha, Trent Alexander-Arnold dhe Cole Palmer, të cilët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në sukseset e skuadrave të tyre.