Press ESC to close

Izraeli konfirmon vrasjen e kreut te Hamasit!

 

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi sot se lideri i Hamasit në Gaza, Mohammed Sinwar – një nga palestinezët më të kërkuar dhe vëllai më i vogël i udhëheqësit të ndjerë të kësaj organizate, Yahya Sinwar – është eliminuar.

Kujtojmë se dhjetë ditë më parë u raportua se trupat e liderit të Hamasit në Gaza, Mohamed Sinwar, dhe dhjetë bashkëpunëtorëve të tij u gjetën në një tunel në Khan Yunis. Këtë e raportoi kanali televiziv saudit Al-Hadath.

Ky i fundit gjithashtu raportoi se komandanti i brigadës Rafah, Mohamed Shabana, u vra në sulmet izraelite së bashku me Sinwarin, raporton reuters.

Mohamed Sinwar ishte politikan dhe komandant ushtarak palestinez, i cili prej tetorit 2024 ishte udhëheqës i Hamasit në Rripin e Gazës, pasi vëllai i tij Yahya Sinwar u vra gjatë luftës ndërmjet Izraelit dhe Hamasit.

Ai ishte lindur në vitin 1975 në kampin e refugjatëve Khan Yunis dhe njihej gjithashtu si udhëheqës i brigadës Al-Kasam, krahu ushtarak i Hamasit.

Sinwar mori pjesë në rrëmbimin e ushtarit izraelit Gilad Shalit në vitin 2006 dhe i mbijetoi disa përpjekjeve për atentat nga ana e forcave izraelite.

Shërbimet izraelite e konsideronin atë si një nga organizatorët kryesorë të sulmit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, si dhe një nga njerëzit më të kërkuar në Gaza, me një shpërblim prej 300 mijë dollarësh (269 mijë euro) për informacion mbi vendndodhjen e tij.

- Sponsored Ad - Advertisement