
Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka zbuluar se si është kontaktuar nga Lëvizja Vetëvendosje, siç thotë ai, për të siguruar votën e tij për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Quni theksoi se në këmbim i ishte ofruar posti i Ministrit të Mbrojtjes.
“Një qytetar i Kosovës në Britaninë e Madhe, nëpërmjet një shoku timin, një person shumë i afërt me mua, i kërkohet të bisedojë pa specifikuar temën, cila është arsyeja. E pyes se cila është fusha, profesioni dhe interesi i tij. Por komandanti më tha se nuk e di, e njoh dhe i besoj dhe ai thjesht kërkoi të takohemi, ai e ka ndihmuar Kosovën, është një qytetar i ndershëm, është një biznesmen. Unë pranova vërtet, në takimin e parë ai krijoi një pozitivitet tek unë”, tha Quni për Klan Kosova.
“Jo vetëm bazuar në përshkrimin dhe pamjen e tij dhe kulturën e komunikimit, ai ishte në një nivel. Gjatë bisedës, bëhej fjalë për afrimin e LDK-së dhe LVV-së, e dëgjova deri në momentin kur tha se z. Kurti ka një mendim shumë të lartë për ju, dhe ju jeni i sigurt për pozicionin e Ministrit të Mbrojtjes, nuk u ndjeva mirë aty, mund të them se madje u ndjeva i ofenduar”, tha Quni.