
Rusia ka reaguar pasi Gjermania njoftoi se do të mbështesë Ukrainën në prodhimin e raketave me rreze të gjatë veprimi.
Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha se veprimi i Berlinit tregon se ai është tashmë pjesëmarrës në luftë, shkruan Sky News .
Lavrov tha se vendimet e Berlinit po “rrisnin tensionin”, duke shtuar se shpresonte që “politikanët përgjegjës” në Gjermani do të “nxirrnin përfundimin e duhur” dhe “do ta ndalonin çmendurinë”.
Gjermania ka njoftuar se do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën me një paketë ndihme me vlerë rreth pesë miliardë euro, në një përpjekje për të forcuar aftësitë mbrojtëse të vendit kundër agresionit rus.
Njoftimi erdhi ndërsa kancelari gjerman Friedrich Merz priti Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Berlin për bisedime dypalëshe që u përqendruan në situatën e sigurisë në Ukrainë dhe thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.
Rusia e filloi këtë luftë në shkurt të vitit 2022 kur nisi një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës, pavarësisht këmbënguljes së përsëritur se nuk kishte plane për ta bërë këtë.