
Lajmi që ndonjë prodhues po zhvillon një motor të ri V8 është vërtet një risi në botën e sotme.
Megjithatë, mund të thuhet se është edhe logjike nëse bëhet fjalë për SHBA-të, pasi atje është në pushtet Donald Trump, i cili e përçmon hapur veturën elektrike – përjashtuar kur quhet Tesla.
Pra, General Motors po investon plot 888 milionë dollarë (783 milionë euro) në zhvillimin dhe prodhimin e gjeneratës së ardhshme të motorëve V8 në fabrikën Tonawanda Propulsion në New York.
Motori V8 i gjeneratës së gjashtë do të përdoret në kamionçina dhe SUV-a të mëdhenj, përfshirë Chevrolet Silverado, Tahoe dhe Suburban, si dhe GMC Sierra (në foto), Yukon dhe Yukon XL.
GM ka njoftuar se gjenerata e re e motorëve do të ofrojë performancë më të mirë, efikasitet më të lartë të karburantit dhe emetime të reduktuara.
Kompania ka paralajmëruar gjithashtu risi në procesin e djegies dhe menaxhimin e nxehtësisë. Fuqia për momentin nuk është bërë publike, por pritet të jetë të paktën 450 kua/fuqi në versionin bazë.
Prodhimi i motorëve V8 të gjeneratës së gjashtë pritet të nisë në vitin 2027.