Press ESC to close

Palestinezët e uritur hynë në një magazinë ushqimore – kishte të shtëna, katër të vdekur në Gaza!

 

Katër palestinezë humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pasi turma të uritura sulmuan një magazinë të Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së në Gaza, në përpjekje për të siguruar ushqim.

Dy persona u shtypën për vdekje dhe dy të tjerë u vranë nga plumbat, raporton theguardian.

Nuk është e qartë se kush hapi zjarr, por raportet tregojnë se në mesin e të plagosurve kishte gra dhe fëmijë me plagë nga armët e zjarrit.

 

Ky incident ndodhi një ditë pas një tjetër ngjarjeje të dhunshme në një pikë shpërndarjeje ushqimi në Rafah, ku trupat izraelite hapën zjarr ndaj një turme të madhe që ishte mbledhur për të marrë ndihma, duke lënë një civil të vdekur dhe 48 të plagosur.

Incidenti ndodhi në ditën e parë të operacioneve të Fondacionit Humanitar të Gazës (GHF), një organizatë e mbështetur nga SHBA dhe Izraeli, e cila ka marrë kritika për mungesë përvoje dhe dështime logjistike që mund të përkeqësojnë krizën humanitare.

 

Bllokada 11-javore izraelite ka shkaktuar mungesë të theksuar të ushqimit dhe ndihmave në Gaza, duke e lënë popullsinë në rrezik të urisë masive.

Agjencitë humanitare, përfshirë UNRWA dhe OKB-në, kanë dënuar modelin e ndihmës së GHF-së, duke theksuar nevojën për rikthimin e operacioneve humanitare të vendosura më parë.

- Sponsored Ad - Advertisement