
Qeveria e Kosovës ka prezantuar një skemë të re të shtesave për fëmijë deri në moshën 16 vjeç, e cila do të fillojë zbatimin nga gushti 2024.
Sipas kësaj skeme, për fëmijën e parë dhe të dytë, shtesat do të jenë nga 20 euro në muaj secili, ndërsa për nënat që kanë tre fëmijë e më shumë, shtesat do të jenë nga 30 euro në muaj për secilin prej fëmijëve.
Kjo skemë do të përfshijë mbi 400 mijë fëmijë dhe ka një kosto vjetore prej 120 milionë eurosh. Ky hap ka për qëllim mbështetje për familjet dhe fuqizimin ekonomik të gruas në shoqëri.