
Në një mbledhje të fundit, Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Shqipërisë vendosi të mbështesë financiarisht katër projekte filmike nga Kosova si bashkëprodhime minore.
Projektet e mbështetura janë:
“Skype” nga regjisori Isa Qosja
“Hive” nga Blerta Basholli
“Vera ëndërron detin” nga Kaltrina Krasniqi
“Rapsodia e Muzgut” nga Agim Sopi
Këto projekte u prezantuan para anëtarëve të bordit të QKK-së së Shqipërisë dhe janë pjesë e programit të Balkan Film Market.