Press ESC to close

Rita Ora shfaq dekoltene e saj!!!

Rita Ora ishte një nga të ftuarat speciale në ngjarjen ekskluzive që organizoi Miley Cyrus në Chateau Marmont të Los Angeles, për promovimin e albumit të saj të ri Something Beautiful.

Këngëtarja shqiptaro-britanike, 34 vjeçe, tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj të guximshme dhe stilin e veçantë. Ajo kishte zgjedhur një fustan me dizajn gjarpri, të kombinuar me çizme deri në gju dhe një pallto kadifeje në stil trench.

Një prerje elegante në pjesën e përparme të fustanit zbulonte linjat e saj, ndërsa aksesorët e artë, përfshirë një varëse zinxhir, i jepnin një prekje luksoze pamjes së saj, shkruan DailyMail.

Flokët kaçurrela i kishte lënë të lira me volum, ndërsa grimi i saj theksohej nga toni glamuroz me eyeliner të theksuar dhe ngjyra të buta që i jepnin fytyrës shkëlqim.

 

 

Në mesin e të ftuarve ndodhej edhe aktorja e njohur Anya Taylor-Joy, e cila u pa jashtë ambientit me një xhaketë me gëzof të bardhë, të veshur mbi një bluzë të zezë dhe pantallona të njëjta. Ajo kishte zgjedhur një stil më klasik, me flokët e lidhur topuz dhe grimin minimalist, ndërsa në krah kishte bashkëshortin e saj, Malcolm McRae. Çifti u fotografua duke qëndruar afër njëri-tjetrit në një nga ambientet e ngrohta të eventit.

 

 

 

 

 

 

- Sponsored Ad - Advertisement