Press ESC to close

Rritje e rasteve me fruth në disa qytete, IKSHPK bën thirrje…?

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka konfirmuar se gjatë periudhës 5–13 maj 2025 janë regjistruar 9 raste të reja me fruth.

Kjo sëmundje virale shumë ngjitëse, që mund të shkaktojë ndërlikime të rënda, sidomos tek fëmijët. Rastet janë shpërndarë në Ferizaj, Shtime, Lipjan, Graçanicë dhe Fushë Kosovë.

IKSHPK ka paralajmëruar se numri mund të rritet nëse nuk merren masa të menjëhershme parandaluese dhe ka bërë thirrje publike për vaksinim, sidomos për fëmijët që nuk e kanë marrë dozën e parë ose të dytë të vaksinës kundër fruthit.

- Sponsored Ad - Advertisement