Press ESC to close

SHOKUESE!!! Kosova ka kaq banore te regjistruar!

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar rezultatet parapërfundimtare të regjistrimit të popullsisë, sipas të cilave Kosova ka 1.586.659 banorë rezidentë.

Ky proces i realizuar pas më shumë se një dekade përfshiu për herë të parë edhe dëmet e luftës.Sipas këtyre të dhënave, gjatë periudhës shkurt 1998 – qershor 1999, janë vrarë 11.417 qytetarë, janë zhdukur 1.047, janë plagosur 6.682 dhe janë burgosur 3.312.

Po ashtu, 154.272 ekonomi familjare kanë pësuar dëme në pronë gjatë luftës. Ky regjistrim është një hap i rëndësishëm për hartimin e politikave që adresojnë nevojat reale të qytetarëve të Kosovës.

- Sponsored Ad - Advertisement