Press ESC to close

Skuqje verore, pa djegie: Grimi që imiton diellin, por pa asnjë rrezik për lëkurën tënde!

 

Bashkë me verën, rikthehet edhe një ndër tendencat më të dashura të grimit!

Është fakt: pjesën më të madhe të verës e kalojmë duke shmangur djegiet nga dielli dhe duke aplikuar pa pushim krem mbrojtës me SPF në fytyrë dhe trup. Të gjithë e dimë tashmë se sa i dëmshëm mund të jetë ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj rrezeve UV pa mbrojtje të duhur.

Por në kontrast me këtë kujdes të nevojshëm, vajzat më ‘cool’ të TikTok-ut dhe rrjeteve sociale kanë rikthyer një trend të njohur dhe të dashur që imiton skuqjen e lehtë që lë dielli në lëkurë – me anë të grimit, jo të rrezeve.

Ky stil dhe sekreti i tij qëndron në përdorimin e një blushi të lëngshëm ose kremoz në ton rozë, pjeshkë apo të kuqërremtë, që vendoset jo vetëm mbi mollëzat e faqeve, por edhe lehtë mbi majën e hundës – një mënyrë për të krijuar atë efekt “e skuqur nga dielli”, por në mënyrë të sigurt.

 

Pjesa tjetër e grimit duhet të jetë minimale dhe natyrale – lëkurë e pastër, vetulla të lehta dhe buzë me ngjyrë natyrale ose balsam me shkëlqim.

Kjo dukje është e freskët, rinore dhe ideale për ditët e nxehta të verës, kur duam të dukemi të bukura pa shumë përpjekje.

 

 

- Sponsored Ad - Advertisement