Press ESC to close

Vajzat qe meritojn çmimin ”Oscar”

 

 

Finalistja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan imazhe nga më të ndryshmet.

Në fotografitë e reja që publikoi në Instagram, ajo ua ka bashkëngjitur edhe një mbishkrim, i cili duket paksa thumbues.

“Disa vajza e luajnë aq mirë rolin e viktimës, sa meritojnë çmimin Oscar”, ka shkruar modelja.

Ndonëse nuk ka përmendur ndonjë emër, ish-konkurrentja e BBVK ka bërë që të ketë aludime.

E njëjta ditë më parë hodhi një akuzë ndaj prezantueses Sara Gjoka, duke i thënë se i ka shkruar ish-partnerit të saj, derisa ishte me të.

Ajo këtë periudhë bëri bujë edhe me deklaratat kundrejt ish-të dashurit të saj, Gjestit, që e njohu në Big Brother.

Sidoqoftë, Xheneta po vazhdon me angazhimet në karrierë, ku një pjesë të kohës po e kalon edhe në Shqipëri.

- Sponsored Ad - Advertisement