Press ESC to close

“Vera pothuajse ka ardhur”, Sofia Vergara pozon me bikini dhe mahnit me linjat trupore në moshën 52 vjeçare!

 

Aktorja e njohur kolumbiane Sofia Vergara, 52 vjeç, ka tërhequr vëmendje të madhe në Instagram me disa fotografi të reja ku shfaqet me rroba banje, duke dëshmuar se mosha për të është vetëm një numër.

“Vera është pothuajse këtu”, ka shkruar ajo në përshkrimin e postimit, ku shihet e ulur në një divan, me një palë bikini një pjesëshe dhe dekolte të theksuar, ndërsa në pah dalin këmbët e saj të gjata dhe figura elegante.

Postimi i Sofias ka mbushur rrjetin me komente pozitive, përfshirë edhe reagimin e Lauren Sanchez, e fejuara e miliarderit Jeff Bezos, e cila i shkroi: “Je e mrekullueshme”. Komente të tjera përfshinin komplimente si: “Bukuri pa kohë”, “E pamposhtur”, dhe “Vera nuk është gati për ty”.

 

Ndërkohë, Sofia ka qenë kohët e fundit pjesë e thashethemeve në media lidhur me një raport të mundshëm me pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton. Edhe pse janë parë së bashku disa herë, sipas burimeve të huaja romanca mes tyre nuk ka zgjatur shumë. Thuhet se Hamilton e ka humbur interesin dhe se aktorja është ndier e “braktisur” pas ndarjes.

Para kësaj lidhjeje të përfolur, Sofia Vergara ishte e martuar me aktorin Joe Manganiello, me të cilin u divorcua në vitin 2023.

 

Në intervista të mëparshme, ajo ka folur hapur për pritshmëritë që ka në një marrëdhënie. “Dua gjëra bazike, si shëndet dhe dikë që më do. Dhe dikë që është i gjatë, i pashëm”, kishte thënë ajo. Aktorja kishte shtuar gjithashtu se ekuilibri financiar është shumë i rëndësishëm për të: “Dua dikë që ka aq sa kam unë – ose më shumë. Nëse nuk ka, kthehet në makth. Në fund të fajësojnë. Dua dikë që është argëtues. Më duhet argëtim në jetë”.

Sofia, e njohur për rolet e saj karizmatike dhe paraqitjet në tapetin e kuq, vazhdon të jetë një prej figurave më të ndjekura në Hollywood – për stilin, sharmin dhe qëndrueshmërinë e saj në skenën e showbiz-it.

- Sponsored Ad - Advertisement