Press ESC to close

Florian Wirtz raportohet se ka refuzuar mundësinë për t’u bashkuar me Manchester Cityn pasi Pep Guardiola nuk i premtoi diçka të rëndësishme.

Në javët e fundit, e ardhmja e yllit të Bayer Leverkusen ka qenë temë e nxehtë diskutimi. 22-vjeçari gjerman ishte lidhur me klube të mëdha si Bayern Munich, Liverpool dhe City.Megjithatë, u bë e ditur se City u tërhoq nga gara për të nënshkruar me të, duke lënë Bayernin dhe Liverpoolin të konkurrojnë për firmën e tij.

Më herët gjatë javës, u pretendua se Liverpooli kishte marrë kryesimin në garën për të nënshkruar me Wirtz, dhe thuhej se vetë lojtari ishte i prirur drejt një lëvizjeje në Anfield.

Fabrizio Romano shkroi: “Oferta e parë zyrtare e Liverpool për Florian Wirtz, me një pako që kalon 100 milionë euro me përfshirje shtesash, është pranuar nga Bayer Leverkusen. Negociatat ndërmjet klubeve janë në zhvillim e sipër, duke rinisur sot për të përfunduar marrëveshjen shumë shpejt. Wirtz tashmë i ka thënë Bayerit se ai dëshiron vetëm Liverpoolin”.

Tani, është bërë e ditur se Wirtz ishte ai që refuzoi avancimet nga City.

Sipas gazetës gjermane BILD, trajneri i Cityt, Guardiola, nuk konfirmoi se do të përmbushte kontratën e tij deri në vitin 2027, gjë që çoi në refuzimin e Wirtz për një transferim në Etihad Stadium.

“Një deklaratë nga trajneri kampion Pep Guardiola përfundimisht çoi në anulimin nga City. Ai nënvizoi planin e tij me Wirtz për të pasuar Kevin De Bruyne, por shprehu qartë se nuk ishte e sigurt nëse do të përmbushte kontratën e tij deri në vitin 2027. Wirtz më pas refuzoi Cityn (jo anasjelltas)”, ka shkruar mediumi gjerman.

Përveç Wirtz, Liverpool ka qenë i lidhur edhe me yllin e Bournemouth, Milos Kerkez.

- Sponsored Ad - Advertisement