
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka reaguar ndaj kërcënimeve të vazhdueshme me jetë ndaj presidentes Vjosa Osmani.
Hargreaves ka shkruar se është thellësisht i shqetësuar me kërcënimet ndaj presbites Osmani, dhe se dhuna me bazë gjinore nuk duhet të ketë vend të shoqërinë kosovare.
“Jam thellësisht i shqetësuar nga kërcënimet e fundit dhe vala në rritje e gjuhës së urrejtjes drejtuar grave, veçanërisht atyre në role udhëheqëse. Dhuna me bazë gjinore – përfshirë online – nuk ka vend në shoqërinë tonë. Ne qëndrojmë pranë Grupit për Siguri dhe Barazi Gjinore dhe mbështesim plotësisht deklaratën e tyre të përbashkët. Në kohë si këto, heshtja nuk është një opsion. Ne zgjedhim solidaritetin”, ka shkruar ambasadori britanik.
Tutje ambasadori ka cituar një deklaratë të Jess Phillips, ministres së për Mbrojtjen dhe Dhunën Kundër Grave dhe Vajzave në Mbretërinë se Bashkuar.