
Prishtina tashmë është më e pasur me një yll të ri në horizontin e mikpritjes: “Courtyard by Marriott Prishtina City”, një investim milionësh që shënon një kapitull të ri në turizmin urban të Kosovës.
I vendosur strategjikisht në rrugën “Ukshin Hoti”, hoteli gjendet në një nga zonat më të kërkuara të kryeqytetit, vetëm pak hapa larg monumentit Newborn, Sheshit Nënë Tereza, Pallatit të Rinisë, Muzeut Kombëtar, dhe statujave të figurave historike si Bill Clinton, Skënderbeu dhe Nëna Terezë.
Pas suksesit të Four Points by Sheraton në lagjen Marigona, Marriott International, rrjeti më i madh hotelier në botë me mbi 9300 hotele në 150 shtete, sjell në Prishtinë një tjetër emër të madh të hotelerisë globale Courtyard by Marriott, që përfaqëson kombinimin perfekt të elegancës moderne me ngrohtësinë tradicionale.
Hoteli ofron 6 tipe dhomash të dizajnuara për të përmbushur çdo shije dhe kërkesë: Standard, Premium, Guest Room, Deluxe, Suite dhe Executive Suite – të gjitha të pajisura me teknologji moderne, mobilim elegant dhe pamje magjepsëse nga qyteti.
Pamja e qytetit që zbulohet nga disa prej suitave dhe dhomave, e bën çdo mëngjes dhe mbrëmje një përvojë të paharrueshme.
Jo vetëm për fjetje – një destinacion për të gjitha shqisat
Në katin e parë ju pret një bistro moderne me mbi 150 ulëse, ku kulinaria ndërthuret me atmosferën relaksuese të Courtyard. Një vend ideal për takime pune, dreka familjare apo një gotë vere me miqtë.
Hoteli disponon më shumë se 300 m² hapësira për konferenca, me mundësinë për të pritur deri në 110 pjesëmarrës të gjitha të pajisura me teknologji të avancuar, si monitorë touchscreen, audio sistem profesional, dhe fleksibilitet maksimal për evente korporative, forume, seminare, dasma apo evente VIP.
Pas një dite intenzive, relaksimi është i garantuar në ambientet e “UNA” SPA & Fitness që përfshijnë:
-Pishinë të brendshme;
-Dy dhoma për masazhë;
-Whirpool relaksuese të brendshme;
-Katër lloje të saunave;
-Fitness center me pajisje Technogym të integruara me inteligjencë artificiale për një eksperiencë trajnimi të personalizuar.
Më shumë sesa një hotel, një mënyrë jetese në zemër të qytetit
“Courtyard by Marriott Prishtina City” është menduar për udhëtarët e biznesit, turistët e fundjavës, dhe qëndrimet afatgjata. Një përzierje perfekte mes mikpritjes së ngrohtë kosovare dhe standardeve më të larta ndërkombëtare të Marriott.
Një nga veçoritë më të rëndësishme të Courtyard by Marriott Prishtina City është stafi i tij mikpritës dhe shumëgjuhësh, i përbërë nga profesionistë me përvojë të gjatë në industrinë e hotelerisë dhe trajnime të vazhdueshme sipas standardeve të Marriott International.
Shërbimi i personalizuar, buzëqeshja e sinqertë dhe përkushtimi ndaj çdo vizitori e bëjnë qëndrimin në hotel një përvojë të veçantë dhe të paharrueshme.
Ky është vetëm fillimi i një epoke të re për mikpritjen në Prishtinë.