
Chelsea ka arritur të transferojë sulmuesin e ri anglez, Liam Delap, për një shifër prej 35.74 milionë eurosh, i cili do të nënshkruajë kontratën në 24 orët e ardhshme.
Lajmi u konfirmua nga Fabrizio Romano, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruhej se Delap, 22-vjeçar, që vjen nga Ipswich Town, do të bashkohet me Chelsean.
Pasi spikati me paraqitjet e tij si sulmues, Chelsea aktivizoi klauzolën e lirimit të lojtarit, e cila kapte vlerën e 30 milionë funte (35 milionë euro), ndërsa Manchester City, klubi i tij i mëparshëm, vendosi të mos ushtrojë të drejtën e riblerjes.
Delap do të nënshkruajë kontratën e tij me Chelsean në 24 orët e ardhshme, pasi Ipswich ka autorizuar tashmë testet mjekësore.
Man City do të marrë 30 për qind të marrëveshjes, pasi ata kishin përfshirë një klauzolë shitjeje në marrëveshjen me Ipswich Town.
Chelsea, që kohët e fundit fitoi Ligën e Konferencës dhe siguroi një vend në Ligën e Kampionëve, po vazhdon strategjinë e saj për të investuar te lojtarët e rinj dhe premtues.