Press ESC to close

Hoxha, Kurtit: Njeriu i cili jeton vetëm me drama do analizë e diagnozë të vërtetë

 

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar për sjellje dramatike dhe qasje të gabuar në raport me liberalizimin e tregut të energjisë.

“Njeriu i cili jeton vetëm për dhe me drama do analizë e diagnozë të vërtetë,” ka shkruar Hoxha në një postim, duke iu referuar Kurtit. Ajo e kritikoi Kurtin për mënyrën se si, sipas saj, po e shtrembëron idenë e liberalizimit të tregut të energjisë në Kosovë.

 

Sipas saj, askush nuk është kundër liberalizimit të tregut, por mënyra se si po e prezanton këtë proces Kurti, së bashku me Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE), është e gabuar dhe e dëmshme.

“Nuk ka liberalizim me vetëm një kompani si e para,” tha Hoxha, duke theksuar se për një treg të lirë të vërtetë nevojitet konkurrencë reale dhe një afat tranzitor për t’i dhënë kohë bizneseve të përgatiten për ndryshimet.

 

Ajo shtoi se vendimet e tilla arbitrare rrezikojnë të dëmtojnë sektorin e energjisë, të cilin e cilësoi si një nga kontribuuesit më të mëdhenj në buxhetin e shtetit.

Hoxha paralajmëroi se reforma dhe zhvillimi nuk mund të arrihen me qasje që, sipas saj, instrumentalizojnë qytetarët dhe krijojnë varësi të reja në emër të ekonomisë së lirë.

- Sponsored Ad - Advertisement