Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur nga burgu lidhur me marrjen e tij zyrtarisht si të pandehur.
Meta u shpreh se këtë e sheh vetëm si zhvillim procedurial i ri. Ai tha më tej se akuzat ndaj tij janë formuluar nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama. Meta u shpreh se këtë proces gjyqësor do ta çojë deri në Strasburg.
“Për mua vetëm zhvillim pozitiv procedurial i ri dhe asgjë tjetër. Akuzat ndaj meje janë formuluar zyrtarisht dhe publikisht nga Kongresi i “Rilindjes” që në kohën kur kam qenë President i Republikës. Nga mercenarët e Edi Ramës nuk mund të zhgënjehesh sepse edhe ai është mercenary i të tjerëve.
Por për mua është pozitive çdo ditë që shkojmë drejt Gjykatës dhe gjykimit që nuk mund të jenë të mbyllura ku ne do të shpartallojmë fletërrufenë e Edi Ramës publikisht nga Tirana dhe deri në Strasburg”, tha Meta.
Më tej presidenti i PL-së ka treguar edhe pse ka marrë si mbrojtës ligjor, avokatin Kujtim Cakrani. Ai tha se aktualisht avokati Genc Gjokutaj ka dhe “çështjen Berisha” e cila po shkon gjithashtu drejt gjykimit.

Por kjo nuk mund të ndodhte se jetojmë në një shtet të kapur në çdo qelizë. Siç e dini Z. Gjokutaj ka qenë avokat i Z. Berisha dhe tani e pret një punë edhe më e madhe që unë jam i bindur do e përballojë me sukses. Tani edhe “Çështja Meta” shkon drejt gjykimit dhe kjo kërkon një punë të madhe ndaj edhe kemi zgjedhur avokat Cakranin për të përballuar këtë proces gjykimi.
Duke qenë falenderues për punën e avokat Gjokutajt deri tani besoj se avokat Cakrani do ta vazhdojë me shumë përkushtim dhe transprancë me publikun. Po kështu dy çështje të mëdha politike jo vetëm për shkak të ngarkesës tepër voluminoze që bartin nga ana fizike, publikisht nuk shkon të përfaqësohen nga i njëjti avokat sepse ato kanë veçoritë e tyre”, u shpreh Meta.