Press ESC to close

Influencerja e famshme ndahet nga i fejuari, e zuri duke e tradhtuar me një fanse – ndan të gjitha detajet

 

YouTuber-ja Wizard Liz e ka lënë Landon Nickerson pasi mësoi se ai po e tradhtonte, ndërsa është shtatzënë dhe i premtoi se do të shiste unazën e fejesës prej 90 mijë eurosh me të cilën i propozoi martesë.

26 vjeçarja ashtu sikurse dhe Nickerson, 23 vjeç, kanë një numër të konsiderueshëm ndjekësish në platformën e transmetimit: Ajo ka 8 milionë, ndërsa ai ka 2.99 milionë.

Liz zbuloi të martën se çifti ishte ndarë si rezultat i një mesazhi sekret në ‘Snapchat’, ku Landon kishte folur me një grua, që rezultoi më pas të ishte një fanse.

Gruaja më pas i rrëfeu për bisedat shoqes së Lizit, gjë që çoi në ndarje.

Ajo tha se ishte e habitur kur mësoi për tradhtinë e tij – “Ai shkroi një libër të tërë për sa shumë më do”, vuri në dukje ajo – pasi së fundmi kishin bërë një udhëtim romantik në Londër.

 

Çifti njoftoi fejesën e tyre vjeshtën e kaluar me një seri postimesh në Instagram duke paralajmëruar dasmën e tyre të afërt.

Nickerson tha në atë kohë: “Nuk kam qenë kurrë më i lumtur, faleminderit Zot”.

 

I njëjti pranoi se kishte bërë një gabim të madh, por tha se e tëra çfarë bëri ishte vetëm ‘disa minuta mesazhesh’.

Liz u betua se me paratë që do të fitonte nga shitja e unazës, do ta dhuronte atë për një kauzë që ndihmon nënat beqare.

Ajo gjithashtu shkroi në Instagram të mërkurën për të sqaruar detajet që po hidhen rreth e rrotull në diskutimet online.

“Dua të sqaroj diçka që më është dërguar dhe gënjeshtrat që po përhapen: Landon ishte absolutisht beqar kur më takoi”, tha Liz. “Ne të dy nuk ishim në një lidhje”.

 

Liz tha: “Nuk e di se si njerëzit arritën në atë përfundim ose kush e shpiku, por unë definitivisht nuk do të dilja me të nëse ai nuk do të ishte beqar që në fillim”.

Ajo shtoi: “Kur u takuam për herë të parë në Instagram 4 vjet më parë, folëm për disa ditë dhe unë hyra në një lidhje më pas, ashtu si edhe ai”.

“Ndalojeni këtë narrativë të rreme që është edhe më e dëmshme, njerëzit pëlqejnë të shpikin gjëra të çuditshme”.

- Sponsored Ad - Advertisement