Press ESC to close

Pak ditë nga publikimi i klipit të ri “Heat” – Rita Ora vjen me paraqitje provokuese nga sekuencat paralajmëruese

 

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka publikuar një tjetër video të shkurtër nga projekti i saj më i ri muzikor, që mban titullin “Heat”.

Ashtu siç nënkupton edhe vetë titulli, kënga pritet të jetë një hit i zjarrtë veror, i shoqëruar me pamje provokuese dhe tërheqëse nga vetë artistja. Në videon e fundit që ajo ndau me ndjekësit në Instagram, Rita shihet me bikini të kuqe, teksa vë në pah linjat atraktive të trupit dhe interpreton një pjesë nga kënga e saj e re.

Videoja ka marrë reagime të shumta dhe entuziazëm nga fansat në mbarë botën, të cilët presin me padurim lansimin zyrtar të projektit.

 

Rita, e lindur në Prishtinë, ka njoftuar se kënga “Heat” publikohet më 6 qershor, dhe me gjasë do të jetë një ndër hitet kryesore të kësaj vere. Stilistika vizuale dhe atmosfera e krijuar në klip paralajmërojnë një projekt që do të lërë gjurmë, si në muzikë ashtu edhe në modë.

Rita Ora vazhdon të tregojë se është një forcë krijuese dhe artistike që e bën krenare skenën shqiptare në çdo paraqitje.

- Sponsored Ad - Advertisement