Press ESC to close

Përfundon protesta e bizneseve në Prishtinë, kërkohet një afat kohor për daljen në treg të lirë të energjisë elektrike

 

Nga ora 10:00 deri në ora 12:00, bizneset kanë protestuar në Prishtinë për shkak të pakënaqësive lidhur me procesin e daljes në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Protesta është zhvilluar në këto pika kryesore, ku edhe ishin vendosur kamionë të shumtë.

Policia e Kosovës ka qenë pranishme në terren për të siguruar rendin dhe sigurinë publike, si dhe për të menaxhuar trafikun dhe riorientuar automjetet drejt rrugëve alternative.

– Veterniku – hyrja për në qytet

– Rrethi te Kazerma – drejtimi Fushë Kosovë – Prishtinë

– Rrethi i Arbërisë – drejtimi Mitrovicë – Prishtinë

– Vranjevci – Sharbanët – drejtimi Podujevë – Prishtinë

Telegrafi do të ju mbajë të informuar në kohë reale për protestën.

 

Tregu i lirë energjetik, biznesmeni Mustafa: Me këto çmime e pamundur të konkurrojmë me prodhuesit në rajon

Biznesmeni Berat Mustafa në një deklaratë për media lidhur me kundërshtimin e tregut të lirë energjetik tha se çmimi që ai ka marr si kompani është 265 euro për megavat dhe kjo sipas tij është e papërballueshme.

Mustafa theksoi se në rajon maksimumi i çmimit për bizneset është 130 euro për megavat, raporton Telegrafi.

“Edhe në takimet e mëhershme kam thënë se cili prodhues me rritje 300 për qind të energjisë elektrike mund të konkurroj në treg me prodhuesit regjionalë… Kjo është diçka e pamundur”, tha ai, ndërsa shtoi se është momenti i fundit për ndihmë për prodhuesit vendor, sepse në të kundërtën do të falimentojnë.

Rafuna: Do të rriten çmimet e produkteve dhe shërbimeve e do të zvogëlohet prodhimi

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna është deklaruar pas nisjes së protesteve të biznesve.

Ai ka deklaruar se nuk mund të dalin në treg të lirë të energjisë elektrike, pa pasur një periudhë tranzicioni, transmeton Telegrafi.

“Së bashku kemi organizuar këtë protestë për të kundërshtuar vendimin për daljen në treg të lirë, pasi ZRRE dhe institucionet e tjera nuk kanë bërë përgatitjet për këtë”, tha ai.

- Sponsored Ad - Advertisement