
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme ka emëruar disa persona në pozita të larta drejtuese.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në adresimin e tij, tha se këto procese nuk janë të reja, por po i përmbyll ato që kanë nisur para se qeveria të kalojë në dorëheqje.
“Sot do të marrim vendime për emërime në pozita ta larta drejtuese si dhe për formimin e komisioneve ad-hock apo komisioneve të përkohshme me qëllim përmbylljen e proceseve rekrutuese, të gjitha këto të filluara para datës 22 mars 2025, kur qeveria jona ka kaluar në qeveri në dorëheqje. Në këtë rast me këto vendime nuk po fillojmë procese të reja, por vetëm po i përmbyllim ato që kemi nisur e janë zhvilluar gjatë mandatit tonë të rregullt”, ka deklaruar Kurti.
Në mbledhjen e sotme Qeveria në detyrë e ka emëruar Fikrije Zymberi, drejtoresh ekzekutive të Agjencisë për arsimin dhe aftësimin profesional dhe arsimin për të rritur, ndërsa Besa Bytyqi-Baraliu u emërua drejtoresh e përgjithshëm i Inspektoratit të arsimit.
Ekzekutivi në detyrë sot emëroi drejtoreshë ekzekutive në Agjencisë së Meteorologjisë së Kosovës, Sebahate Dushani-Ibrahimi.
Kurse, Labinot Zeqiri është emëruar kryeinspektor i Inspektoratit qendror shëndetësor.
Qeveria në detyrë në mbledhjen e sotme ka emëruar edhe Komisionin Ad-hoc për vlerësimin profesional për pranim për pozitën e lartë të kategorisë drejtuese: drejtor ekzekutiv në agjencinë qendrore të prokurimit dhe drejtorit ekzekutivit në Thesarin e Kosovës.
Qeveria në detyrë në mbledhjen e sotme ka ndarë mbi 20 mijë e 700 euro për përmbushjen e kontributit vjetor të Qeverisë së Kosovës për vitin 2025 në Qendrën Rajonale për Migrim, Azil dhe Refugjat me seli në Shkup.
Po ashtu në këtë mbledhje u votua edhe propozim- vendimit preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit mbyllja e deponisë aktuale dhe realizimin e deponisë sanitare të re në Pejë, zona kadastrale Lutogllavë, komuna e Pejës.
Ndërsa, po ashtu u votua edhe plotësimi dhe ndryshimi i tabelave për barnat narkotike substancat psikotrope dhe prekursorë duke u bazuar në mekanizmat për ndërrim dhe plotësim të përcaktuar me Konventar Ndërkombëtare për kontrollin e Narkotikëve.
Qeveria në detyrë për rialokomin e mjeteve në vlerë prej 4.5 milionë në Ministrinë e Administrimit te Pushtetit Lokal nga projekti kapital “bashkëfinancim me donatorët për skemën e granteve bazuar në performancen komunale” 25 projekte kapitale në përputhje me 25 marrëveshje e mirëkuptimit për projekte kapitale të nënshkruara nga ministria e MAPL dhe kryetarët e komunave dhe donatorëve.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë në detyrë u votua edhe drafti i planit të rishkruar të veprimit 2025-2026 për zbatimin e strategjisë për vetëqeverisje lokale 2016-2026./KP/.