Press ESC to close

SHBA me propozim të ri për armëpushim në Gaza – Izraeli e pranon, refuzohet nga Hamasi

 

I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff ka sjell një plan të ri të armëpushimit në Gaza, i cili u është dorëzuar palëve – Izraelit dhe Hamasit.

Sipas mediave izraelite, plani i Witkoff parashikon një ndalim të luftimeve për 60 ditë, gjatë të cilit do të lirohen nëntë pengje të gjalla dhe gjysma e pengjeve të njohura që kanë vdekur.

Raportohet se ndihmat humanitare që shkojnë në Gazë do të dërgohen nga zyrtarët e OKB-së dhe agjencive ndërkombëtare të ndihmave.

Ndërkohë, medieat izraelite raportojnë se Hamasi me shumë gjasa do ta refuzojë propozimin për armëpushim, të cilin e ka pranuar kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Sipas mediumit izraelit, Walla, një burim i Hamasit tha se grupi është “i zhgënjyer” nga përmbajtja e planit, duke shtuar se ky plan është më “i njëanshëm” sesa plan i mëparshëm.

Ndryshe, lufta e fundit midis Izraelit dhe Hamasit filloi më 7 tetor të vitit 2023. Në këtë ditë, Hamasi organizoi një sulm të papritur, duke hyrë në disa zona të Izraelit dhe kapur pengje.

Ky sulm shkaktoi një përgjigje të menjëhershme dhe të fuqishme ushtarake nga ana e Izraelit në Rripin e Gazës, ku deri më tani raportohet se kanë vdekur mbi 50 mijë palestinezë.

Ky proces teorikisht do të ndodhë në dy faza brenda një jave, shkruan skynews.

Izraeli dhe Hamasi do të vazhdojnë më pas bisedimet për të sjellë në shtëpi pengjet e mbetura, por Izraeli do të mbajë të drejtën për të rifilluar veprimet ushtarake në Gazë nëse bisedimet dështojnë.

- Sponsored Ad - Advertisement