Press ESC to close

Zyrtari ushtarak vdiq në një shpërthim në Rusi

Qytetit Stavropol, u vra në një sulm vetëvrasës me granatë jashtë banesës së tij në rrugën Çehov.

Sulmi u krye nga Nikita Penkov, një 29-vjeçar që jetonte në të njëjtin ndërtesë me Gurtsiev. Të dy humbën jetën në shpërthim, raporton cnn.

Gurtsiev ishte i njohur për rolin e tij në koordinimin e bombardimeve ajrore të Mariupolit gjatë pranverës së vitit 2022, një periudhë gjatë së cilës mijëra civilë humbën jetën, përfshirë edhe viktimat e sulmit në teatrin e qytetit ku ishin strehuar civilë.

 

Për këtë, ai ishte dekoruar me medalje nga Kremlini dhe ishte emëruar në një post të lartë politik përmes programit “Koha e Heronjve”, që promovonte veteranët e luftës në pozita qeveritare.

Motivet e sulmit mbeten të paqarta, por autoritetet ruse po hetojnë mundësinë e përfshirjes së shërbimeve sekrete ukrainase, duke pasur parasysh se Ukraina ka marrë përgjegjësinë për disa atentate ndaj zyrtarëve rusë në muajt e fundit. Hetimi po udhëhiqet personalisht nga kreu i Komitetit të Hetimeve të Rusisë, Aleksandër Bastrikin.

Vdekja e Gurtsiev ndodhi në të njëjtën kohë me një sulm me dron nga Ukraina ndaj Moskës, duke shtuar tensionet në rajon.

- Sponsored Ad - Advertisement