Anstead është aktualisht në një betejë ligjore me ish-bashkëshorten e tij, Christina Haack, për kujdestarinë e djalit të tyre, Hudson – një situatë që sipas burimeve ka ndikuar negativisht në marrëdhënien me aktoren. “Ishin shumë të lumtur së bashku, por presioni financiar u bë i papërballueshëm”, tha një burim pranë çiftit për DailyMail.
Ndërkohë që Zellweger ndodhet në Nju Jork për xhirimet e një seriali, Anstead është parë duke qëndruar në shtëpinë e një gruaje të pasur dhe të divorcuar në Kaliforni. Sipas DailyMail, ai është parë disa herë duke hyrë dhe dalë nga vila e Jules French në Laguna Beach, ku thuhet se po përdor një apartament për mysafirë. Përfaqësuesi i Anstead ka deklaruar se miqësia e tyre është tërësisht platonike dhe se Renée dhe Ant janë ende bashkë.
Anstead, i cili po përballet me disa vështirësi financiare – përfshirë falimentimin e kompanisë së tij dhe disa padi – është në kërkim të një vendbanimi të ri. Një burim i afërt me Zellweger ka konfirmuar se ata janë ende në një lidhje, por aktorja nuk dëshiron që të jetojnë së bashku për momentin, ndaj Ant është i detyruar të gjejë një shtëpi të veçantë për vete. Çifti, që është bashkë që nga viti 2021, nuk është parë publikisht së bashku që nga muaji mars, ndërkohë që të dy përpiqen të ruajnë privatësinë e tyre.
Anstead dhe ish-bashkëshortja e tij, ylli i HGTV Christina Haack, janë divorcuar në vitin 2021 pas më pak se dy vitesh martesë. Në prill të vitit 2022, Anstead kërkoi kujdestari të plotë për djalin e tyre, duke akuzuar Haack se po e përdorte fëmijën për të fituar popullaritet në rrjetet sociale. Pas një procesi të gjatë gjyqësor, duket se palët kanë arritur një mirëkuptim, pasi së fundmi Anstead ka deklaruar se marrëdhënia e tyre është përmirësuar ndjeshëm në muajt e fundit.
Renée Zellweger dhe Ant Anstead u njohën për herë të parë në vitin 2021 gjatë xhirimeve të emisionit të tij “Celebrity IOU Joyride”, dhe lidhja e tyre nisi pak pas divorcit të Anstead. Marrëdhënia e tyre u bë publike në verën e po atij viti, kur ata shfaqeshin së bashku në rrjetet sociale dhe në disa evente. Megjithëse të dy vijuan me karrierat e tyre përkatëse, janë parë shpesh bashkë në evente publike dhe takime familjare.
Pavarësisht zërave të herëpashershme për fejesë të mundshme, çifti nuk ka bërë kurrë ndonjë njoftim zyrtar për martesë. Të dy kanë theksuar rëndësinë e ruajtjes së privatësisë në marrëdhënien e tyre, megjithatë kanë ndarë herë pas here momente të veçanta në rrjetet sociale. Zellweger gjithashtu është afruar shumë me djalin e Anstead, ndërsa çifti ka kaluar së bashku festat, ka udhëtuar dhe ka mbështetur njëri-tjetrin në projekte profesionale.