
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e parë (TM1) 2025.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur së është rritë kostoja e ndërtimit në tremujorin e parë të viti 2025, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024.
“Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 1,7 për qind në TM1 2025, krahasuar me TM4 2024. Ndërkaq, krahasuar TM1 2025 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM1 2024), Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati rritje për 6,5 për qind”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim thuhet se indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 1,7 për qind në tremujorin e parë (TM1) 2025, krahasuar me tremujorin e katërt (TM4) 2024.
“Rritje kishin: pagat (2,4 për qind), materialet (1,9 për qind) dhe kostot e tjera (1,8 për qind). Ndërsa, rënie kishin: transporti (-0,8 për qind) dhe makineritë (-0,6 për qind)”.