
Ylli i Man Cityt ‘përjashtohet’ nga skuadra për Kupën e Botës për Klube – largimi i tij i garantuar

Skuadra e Manchester Cityt për Kupën e Botës për Klube ende nuk është publikuar, por është bërë e ditur se një lojtar nuk do të jetë pjesë e grupit që do të udhëtojë.
City, të cilët janë kampionët në fuqi pasi fituan trofeun në dhjetor 2023, janë një nga 12 ekipet evropiane që marrin pjesë në turneun e ripërtërirë të Kupës së Botës për Klube në Shtetet e Bashkuara.
Ekipi i Pep Guardiolës është vendosur në Grupin G së bashku me Juventusin, Al-Ain të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe ekipin maroken Wydad AC dhe do ta nisin sezonin e tyre më 18 qershor.
City po kërkon të transferojë lojtarë të rinj në kohë për këtë ndeshje, por të premten doli në dritë se mesfushori James McAtee nuk do të largohet.
Në një përditësim të skuadrës të premten, Anglia konfirmoi se McAtee ishte ftuar në skuadrën e grupmoshave U21 para turneut në Sllovaki.
Skuadra që do të udhëtojë në SHBA do të shpallet zyrtarisht më 6 qershor, por meqë McAtee është në radhë për t’u aktivizuar tek Anglia, ai nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube.
Jack Gaughan i Daily Mail dha mendimin e tij dhe tha se ky zhvillim “ndoshta sinjalizon fundin e kohës së tij te Man City”.
McAtee erdhi nga akademia e City dhe pas dy periudhave të huazimit te Sheffield United, klubi pati oferta për ta shitur kartonin e tij verën e kaluar.
Guardiola donte që 22-vjeçari të ishte pjesë e skuadrës së tij, duke e quajtur atë një “djalë të veçantë” dhe një lojtar për të cilin ai ka një “vlerësim të lartë”.
Ai qëndroi eventualisht tek ‘Qytetarët’ duke bërë 34 paraqitje këtë sezon dhe duke shënuar shtatë gola, megjithëse nuk luajti asnjëherë 90 minuta të plota në Ligën Premier.
Kontrata e McAtee do të skadojë në 2026, por Guardiola dëshiron që ai të vazhdojë të mbetet pjesë e ekipit të tij, diçka që vështirë se do të ndodhë për shkak të minutave të limituara.