
Punëtorët në sektorë të ndryshëm po punojnë pa sigurim shëndetësor, rrezik i madh për jetën.
Sipas deklaratës së Agim Shahinit, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, shumë punëtorë në Kosovë, sidomos në sektorin privat, punojnë pa sigurim shëndetësor.
Ata po përballen me rrezik të madh në rast aksidentesh apo sëmundjesh.
Kjo situatë është shqetësuese dhe është kërkuar nga Qeveria që të ndërmarrë hapa konkrete për përfshirjen e sigurimit shëndetësor si obligim ligjor për të gjithë punëdhënësit.