

Real Madridi pritet ta aktivizojë klauzolën e riblerjes për Nico Paz, pas paraqitjeve të tij të mira në Serie A tek Como.
Sipas gazetarit Matteo Moretto, Real Madridi pritet që të aktivizojë klauzolën e riblerjes për Nico Paz.
Como, të cilët u promovuan në Serie A për sezonin 2024/2025, e transferuan mesfushorin për gjashtë milionë euro për ta përforcuar ekipin e Cesc Fabregas.
Sidoqoftë, Madridi ka mbajtur një klauzolë të riblerjes për tetë milionë euro dhe mund ta aktivizojnë atë gjatë ditëve në vazhdim.
Një produkt i akademisë së Real Madridit, Nico Paz nënshkroi për Comon në verën e vitit 2024.
Nën udhëheqjen e Fabregas, Paz u shndërrua shpejt në njërin prej lojtarëve më të dalluar në kampionat.
Ai shënoi gjashtë gola dhe dhuroi tetë asistime këtë sezon, duke bërë që të fitojë çmimin si ‘Lojtari më i mirë U21’ në Serie A.