
Më 20 shkurt 2025, Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK) shpalli fituesit e konkursit për mbështetje të projekteve filmike të metrazhit të gjatë artistik. Nga 12 projekte të aplikuara, u përzgjodhën tri për mbështetje financiare:
“Dua” me regji dhe skenar nga Blerta Basholli, producent Valon Bajgora, përfitoi 340,000 euro.
“Dua të shkoj sërish në det” me regji dhe skenar nga Leart Rama, producente Valmira Hyseni, përfitoi 240,000 euro.
“Gjurmë” me regji nga Rita Krasniqi dhe skenar nga Rita Krasniqi dhe Jon Gojani, producent Jon Gojani, përfitoi 220,000 euro.
Këto projekte u përzgjodhën nga një juri profesionale dhe një komision financiar.