
Një studim i kryer nga një ekip hulumtuesish në Kanada ka zbuluar se mënyra se si udhëtoni për në punë ndikon drejtpërdrejt në nivelin e stresit dhe disponimit tuaj gjatë ditës
Sipas rezultateve, personat që zgjedhin biçikletën si mjet transporti ndihen më të qetë brenda 45 minutave të para të punës, krahasuar me ata që udhëtojnë me veturë personale apo transport publik. Dhe kjo qetësi mendore ka efekt të zgjatur, duke i ndihmuar ata të përballen më mirë me sfidat e ditës.
Hulumtimet e tjera kanë vërtetuar gjithashtu se emocionet dhe stresi i mëngjesit janë indikatorë të fuqishëm për mënyrën se si do ta përjetoni ditën – prandaj një fillim i mirë, i shëndetshëm dhe aktiv, mund të bëjë dallimin.