
Tuneli Buco del Viso, i vendosur thellë në Alpe, dëshmon për përpjekjet mbresëlënëse të ndërtimit të së kaluarës së lashtë. Edhe pse sot duket si një shteg malor i lënë pas dore, ky tunel ka një histori jashtëzakonisht të pasur
I ndërtuar në shekullin e 15-të, ishte një kalim strategjik midis Francës dhe Italisë, duke u mundësuar tregtarëve, ushtarëve dhe udhëtarëve të kapërcenin terrenin e ashpër alpin.
Sot, më shumë se pesë shekuj më vonë, Buco del Viso mbetet një dëshmi interesante e këmbënguljes njerëzore, aftësive të ndërtimit dhe nevojës për të lidhur popujt në kushte të vështira gjeografike.
Çfarë e bën këtë tunel tërheqës?
Sot, Monte Viso në Alpet e Cotios tërheq kryesisht alpinistë që kërkojnë ajër të pastër dhe pamje gjithëpërfshirëse alpine nga maja e saj pothuajse katër mijë metra e lartë, por në të kaluarën kalimtarët që endeshin atje kishin qëllime krejtësisht të ndryshme…
Turmat më të mëdha ishin në qafën Colle della Traverzet, me lartësi 2.950 metra, ku kalonin rrugët tregtare midis Italisë dhe Francës, ose gjatë Rilindjes, Markgravi i Saluzzos në anën italiane dhe Dauphine në Provence, transmeton Telegrafi.
Përveç kushteve të vështira në dimër, problemi më i madh ishte se qafa ishte nën kontrollin e një armiku të përbashkët – Savojarëve. Kjo është arsyeja pse Markezi i Salucit doli me idenë e ndërtimit të një rruge alternative tregtare – përmes shkëmbit.
Pertuis du Mont-Viso, i njohur edhe në italisht si “vrimë në fytyrë” ose Buco di Viso, u gërmua në vitin 1479. Ishte tuneli i parë përmes Alpeve dhe është një nga tunelet më të vjetra evropiane të destinuara ekskluzivisht për trafik.
Buco del Viso u hap në një lartësi prej 2,880 metrash, në vendin ku fillon pjesa më e pjerrët dhe më e rrezikshme e ngjitjes që dikur ishte një mrekulli e vërtetë ndërtimi. Ishte 100 metra i gjatë (sot është një e katërta më i shkurtër sepse mali vazhdonte të jetonte jetën e tij), mesatarisht dy metra i lartë dhe i gjerë – sa për të kaluar një mushkë e ngarkuar.