Press ESC to close

Vdekja tragjike dhe projekti i fundit në Netflix

Ish-anëtari i grupit One Direction, Liam Payne, humbi jetën tragjikisht në tetor 2024 pas një rënieje nga ballkoni i një hoteli në Buenos Aires.

Hetimet zbuluan se shkaku i vdekjes ishte “polytrauma” e shkaktuar nga konsumimi i drogës. Pesë persona, përfshirë menaxheren e hotelit dhe një mik të këngëtarit, u arrestuan për vrasje nga pakujdesia.

Para vdekjes, Payne kishte përfunduar xhirimet për spektaklin e talenteve “Building the Band”, ku ishte anëtar jurie së bashku me Kelly Rowland dhe Nicole Scherzinger. Netflix ka konfirmuar transmetimin e këtij projekti, megjithëse data e premierës ende nuk është përcaktuar.

- Sponsored Ad - Advertisement