Press ESC to close

Drita e Gjilanit shpallet kampione e Kosovës për herë të katërt

Skuadra e Dritës ka siguruar titullin e kampionit të Kosovës në futboll për sezonin 2024/25, duke e bërë këtë arritje katër javë para përfundimit të kampionatit. Në ndeshjen e javës së 32-të, të zhvilluar në stadiumin e Gjilanit, Drita mposhti Llapin me rezultatin 1:0, falë një goli të shënuar nga Iljasa Zulfiu në minutën e 84-të pas një goditjeje të lirë.

Me këtë fitore, Drita arriti në kuotën e 69 pikëve, duke krijuar një diferencë prej 12 pikësh ndaj Ballkanit të vendit të dytë. Duke pasur parasysh që Drita i ka fituar të tri përballjet direkte ndaj Ballkanit në këtë edicion, edhe në rast të barazimit eventual të pikëve në fund të kampionatit, ekipi gjilanas e ka të sigurt titullin.

Ky është titulli i katërt kampion në histori për Dritën, pas atyre të fituar në vitet 2003, 2018 dhe 2020. Me këtë sukses, Drita do të përfaqësojë Kosovën në kualifikimet për Ligën e Kampionëve, duke nisur nga rrethi i parë i kualifikimeve.

- Sponsored Ad - Advertisement