
Sipas stilistëve të njohur, viti 2025 do të karakterizohet nga disa trende të veçanta në modë:
-
“Sea La Vie”: Ngjyrat e detit dhe siluetat elegante si ‘sirenë’ do të jenë në qendër të vëmendjes.
-
Thjeshtësi dhe komoditet: Marka si Balenciaga, Bottega Veneta, Saint Laurent dhe Prada do të sjellin veshje që definojnë format e trupit me copa të buta dhe dizajne të thjeshta.
-
Stili “Boho”: Rikthehet stili me nuanca romantike dhe tejet femërore, duke sjellë freski dhe elegancë.
-
Minimalist, por domethënës: Veshjet e thjeshta dhe funksionale do të theksohen me detaje që bëjnë diferencën, duke përdorur ngjyra pastel dhe nuanca gri.
-
Stil zyre, më rebel: Veshjet formale do të kenë një prekje “rock” dhe pak sport, duke treguar se moda nuk njeh kode ose rregulla.
-
Asimetri në veshjet sportive: Veshjet për palestër, vrap apo joga do të kenë dizajne asimetrike me ngjyra të buta.
-
Nostalgjia: Stili i fëmijërisë do të dominojë edhe në vitin 2025, me sandale të sheshta, bluzat me jakë dhe ngjyra të forta.