
Chelsea e gjeti veten në disavantazh vetëm nëntë minuta nga starti në finalen Ligës e Konferencës të së mërkurës dhe ish-ylli i “Bluve”, Joe Cole, beson se një yll ishte kryesisht fajtor për këtë.
Malo Gusto humbi topin në mesfushë dhe kjo i lejoi Iscos të luante me Abde Ezzalzoulin me mbrojtësin e djathtë jashtë pozicionit.
Ezzalzouli nuk gaboi me një gjuajtje vdekjeprurëse përpara portës dhe tifozët e Chelseat shfrytëzuan shpejt rrjetet sociale për të akuzuar Guston.
Cole ishte dakord, duke thënë në TNT Sports: “Ne thamë të mos bëni asgjë budallallëk gjatë përgatitjeve”.
“Chelsea nëse ndërton një treshe dhe Gusto shkon në atë pozicion në mesfushë”.
“Është një lojë fantastike nga Betis, por diçka që Pellegrini do ta kishte vënë re”, shtoi Cole.
Enzo Maresca i pa gabimet e Gustos dhe e inkuadroi menjëherë Recce James në pjesën e dytë.