
Miley Cyrus ka njoftuar publikimin e albumit të saj të nëntë studio, “Something Beautiful”, i cili do të dalë më 30 maj 2025.
Albumi përfshin 13 këngë origjinale dhe do të shoqërohet nga një film muzikor që do të shfaqet më 6 qershor 2025 në Festivalin Tribeca. Projekti është frymëzuar nga albumi “The Wall” i Pink Floyd dhe eksploron tema si shërimi dhe gjetja e bukurisë në momentet më të errëta të jetës .