
Ylli 19-vjeçar i TikTok, Zoe LaVerne, është rikthyer në internet dhe tashmë po shkakton më shumë polemika.
LaVerne, e cila ka më shumë se 17.5 milionë ndjekës në TikTok, u pa duke komentuar në fotot e një fansi 13-vjeçar, të cilin e kishte parë duke e puthur më parë në një video.
Përpara se të ndalonte së postuari, LaVerne kërkoi falje për puthjen dhe për “ndjekjen e ndjenjave” për 13-vjeçarin, i cili njihet me emrin Connor Joyce në TikTok, ku ka më shumë se 400,000 ndjekës, raporton Telegraph.
Edhe pse LaVerne tha se kishte pushuar së foluri me Connorin, ajo iu bashkua transmetimit të drejtpërdrejtë të Connorit në Instagram të dielën nga llogaria e saj e verifikuar dhe komentoi “Përshëndetje Connor… Më mungon” dhe “Shpresoj të jesh mirë. Më mungon shumë!”.
Connor nuk iu përgjigj LaVerne-s, por e çaktivizoi llogarinë e tij në Instagram një ditë pasi pamjet e ekranit të komenteve të LaVerne-s qarkulluan në internet.
LaVerne ka thënë se ajo dhe Connor nuk kanë qenë kurrë në një lidhje.