Press ESC to close

Oda Ekonomike e Kosovës sjell panairin e biznesit “Prishtina 2025”!

Në një kohë kur ekonomia globale kërkon partneritete të reja, Kosova po përgatitet të mirëpresë një nga ngjarjet më të rëndësishme ekonomike të rajonit.

Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2025” si një ngjarje që do të përcaktojë standarde të reja në krijimin e mundësive për bizneset vendore dhe ndërkombëtare.

Oda Ekonomike e Kosovës, po organizon panairin “Prishtina 2025”, i cili do të mbahet më 10, 11, dhe 12 qershor 2025 në Prishtina Mall, duke e kthyer këtë ngjarje në një hapësirë ekspozuese dhe prezentuese për biznese të ndryshme.

 

Panairi “Prishtina 2025” synon të bashkojë ekspozues nga vendi, rajoni dhe bota, duke mbështetur dhe zhvilluar të gjitha sektorët ekonomikë.

Ky organizim tashmë tradicional ofron shtande për promovimin e produkteve dhe shërbimeve, duke krijuar mundësi të reja për bizneset që të formojnë partneritete dhe të zgjerojnë tregjet e tyre vendore dhe ndërkombëtare.

Përgjatë 3 ditëve, panairi do të jetë i hapur gjithashtu edhe për vizitorë.

Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset e interesuara të marrin pjesë në këtë ngjarje ekonomike duke përfituar nga ekspozimi i gjerë dhe rrjetëzimi me përfaqësues të shumtë nga vendi si dhe delegacione nga Europa që do të jenë pjesë e këtij panairi.

Për informata shtesë dhe për rezervimin e hapësirës ekspozuese, kontaktoni në:

Emailin: tradefairs@oek-kcc.org

Numrin e telefononit: +383 44 819 910

Oda Ekonomike e Kosovës, që nga themelimi i saj në vitin 1962, ka luajtur një rol të rëndësishëm në përmirësimin e mjedisit të biznesit në Kosovë, duke vepruar si një urë ndërmjet bizneseve.

Oda është angazhuar në përmirësimin e infrastrukturës biznesore dhe ofron një platformë për dialog ndërmjet sektorit privat dhe autoriteteve publike. 

 

- Sponsored Ad - Advertisement