Press ESC to close

Nis protesta e bizneseve, pamje nga bllokimi i hyrje-daljeve të Prishtinës!

 

Nga ora 10:00 deri në ora 12:00, bizneset në Prishtinë do të mbajnë një protestë për të shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me procesin e daljes në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Ky proces ka krijuar shqetësime të mëdha në komunitetin e biznesit, të cilët kërkojnë një afat kohor më të gjatë për kalimin në treg të lirë, transmeton Telegrafi.

Kamionë të shumtë janë vendosur tashmë në Veternik, ku protesta ka nisur dhe pritet të përfshijë pjesëmarrjen e një numri të madh të biznesmenëve dhe qytetarëve të tjerë të interesuar.

- Sponsored Ad - Advertisement