Press ESC to close

Shokuese!!! Elon Musk ndan rrugët me Trumpin, largohet nga qeveria!!!

Elon Musk ka njoftuar se po largohet nga administrata e Donald Trump.

Në një postim në platformën X, njeriu më i pasur në botë falënderoi Trumpin për mundësinë për të drejtuar Zyrën e sapokrijuar të Efikasitetit të Qeverisë, e njohur me shkurtesën DOGE.

Sipas BBC, Shtëpia e Bardhë të mërkurën në mbrëmje filloi procesin formal të largimit të Musk nga pozicioni i “punonjësit të posaçëm të qeverisë”.

Bëhet e ditur se pozicioni i Musk ishte i përkohshëm dhe largimi i tij pritej, por koha është domethënëse sepse vjen një ditë pasi ai kritikoi publikisht një projekt të madh legjislativ të administratës Trump.

“Meqë mandati im si punonjës i posaçëm i qeverisë skadon, dua të falënderoj presidentin Trump për mundësinë për të reduktuar shpenzimet e kota”, shkroi Musk në X.

“Misioni i DOGE do të bëhet më i fortë me kalimin e kohës, pasi do të bëhet një mënyrë jetese në të gjithë qeverinë”, shtoi ai.

Ndryshe, Musk më parë tha se ishte i zhgënjyer me propozimin e buxhetit të Trumpit, i cili përfshin shkurtime taksash dhe rritje të shpenzimeve ushtarake.

- Sponsored Ad - Advertisement