
Jay-Z mund të jetë miliarder, por kjo nuk e ka shpëtuar nga kritikat në rrjete sociale — këtë herë, për mënyrën se si shpërndan paratë.
Ngjarja daton në vitin 2018, kur reperi i njohur festoi ditëlindjen e mikut të tij të ngushtë, Juan “OG” Perez, president i Roc Nation Sports, me një mbrëmje luksoze nëpër restorante dhe klube të Nju Jorkut.
Sipas raportimeve, darka në një restorant luksoz i kushtoi rreth 13,000 dollarë (11,417 euro), ndërsa më pas vazhduan në një bar ku fatura arriti 9,000 dollarë (7,900 euro). Por “shfaqja e vërtetë” ndodhi në klubin Playroom, ku Jay-Z dhe miqtë e tij lanë një fatur marramendës prej 91,135 dollarësh (80,060 euro) — shumica për shampanjë Ace of Spades, që në fakt është markë e reperit vetë.
Në fund, grupi la edhe një bakshish prej 11,000 dollarësh (9,664 euro). Të tingëllon çmenduri? Po, por për shumë përdorues të rrjeteve sociale, nuk ishte e mjaftueshme. Kritikat shpërthyen në platformën X (ish-Twitter), ku shumë e cilësuan këtë bakshish si “të ulët”, duke vënë në pikëpyetje bujarinë e një miliarderi.
“11 mijë në 91 mijë? As nuk është 15 për qind!”, shkruante një komentues. Një tjetër shtonte: “Nëse Jay-Z jep 15%, si të jap unë 20% me rrogën time modeste?” Disa ishin edhe më të prerë: “Mos dil nëse nuk di të lësh bakshish”.
Por jo të gjithë ishin dakord me këtë linçim digjital. Një pjesë e internetit u shpreh e habitur nga indinjata për një shumë që për shumicën është e paarritshme.
“Në çfarë bote jetojmë që 11 mijë dollarë bakshish konsiderohen problem?”, shkroi dikush. Një tjetër ironizoi: “Konobarja mori 11 mijë në një natë, dhe ju po ankoheni se nuk ishin 20%? Dilni nga shtëpia”.