
Al Hilal ka vënë në shënjestër kapitenin e Manchester United, Bruno Fernandes, duke i ofruar një kontratë trevjeçare me një paketë totale financiare prej rreth 235 milionë eurosh, gjatë bisedimeve ballë për ballë me agjentin e tij.
Sipas “Daily Mail”, përfaqësuesi i Fernandes ka zhvilluar një takim disa orësh në hotelin luksoz “Four Seasons” në Riad të Arabisë Saudite, me përfaqësuesit e Al Hilal, takim që zgjati deri në orët e vona të natës.
Oferta financiare përfshin pagën bazë dhe bonuse, dhe parashikohet të katërfishojë pagën aktuale të portugezit te “Djajtë e Kuq”.
Tani topi është në fushën e Fernandesit – dhe pritet një vendim që mund të ndryshojë rrjedhën e karrierës së tij.